“E qajmë një lojtar si ai në Kombëtare”, Ruço ngre në qiell Adilin: Është një nga perlat e Superiores

Vllaznia ka marrë sërish kreun e Superiores dhe nuk dorëzohet në luftën e ashpër për titullin kampion. Pas takimit i ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News” të moderuar nga Altin Sulçe ishte futbollisti i shkodranëve, Mevlan Adili. Së bashku me të në lidhje direkte ka qenë edh eish-lojtari Edmond Ruço. Ky i fundit nuk i ka thurur lëvdata dhe ka ngritur në qiell figurën e 27-vjeçarit shqiptar, të cilin ka dëshirë ta shohi me fanellën kuqezi të Kombëtares së drejtuar nga Edi Reja.

“Do ta përgëzoja Adilin sepse është një nga perlat e Superiores që kemi ne. Do ta dëshiroja të ishte pjesë e përfaqësueses sonë te Reja, sepse ka shumë vlera. Kam ndeshje, muaj, javë që e ndjek. Edhe Vllazninë.

Pavarëisht gabimit të sotëm, nuk ia ul vlerat (Adilit). Ai ka vlera shumë të mëdha jo vetëm si mbrojtës, por edhe si ndërtues. Ai është një numër 6 shumë i mirë për ne. Prandaj them, ne e qajmë një lojtar si Adili që nuk e kemi në përfaqësuese”, ka thënë Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *