E veçantë/ Olsi Rama si kameraman te Partizani me telefonin personal, parandien golat e të kuqëve (VIDEO)

Partizani ka marrë sot një fitore spektakolare kundër Kukësit, të cilin e ka mposhtur me shifrat e thella 4-0. Gola spektakolarë janë shënuar nga të kuqtë, që janë parandjerë edhe nga drejtori sportiv i tyre. Olsi Rama bën rolin e kameramanit dy herë gjatë lojës, duke nxjerrë përpara kohe telefonin e tij personal për të filmuar momentin.

Fillimisht në minutën e 39, kur Asani pozicionohet pranë topit për të ekzekutuar një goditje dënimi. Megjithëse këndi dhe distanca e bënin golin të dukej si një mision i vështirë, Rama ka besuar te aftësitë e lojtarit dhe ka vendosur të regjistrojë këtë moment në celularin e tij. Prej të majtës së Asanit do të vinte më pas një nga golat më të bukur të këtij sezonit.

Momenti i dytë i përket minutës së 87. Partizanit i jepet mundësia e një goditje nga këndi. Edhe këtë herë Olsi Rama përsërit veprimin e bërë në rastin e golit të parë dhe intuita nuk e lë në baltë as këtë herë. Pas një tentative për të spastruar zonën topi mbetet në këmbët e Malës, që prej jashtë zone e ndal topin në rrjetën e Kukësit, duke shënuar kështu të katërtin gol për Partizanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *