Shumë gola spektakolarë janë prodhuar në ditën e sotme teksa janë mbyllur ndeshjet e Superiores. Padyshim që realizimi i Jasir Asanit kundër Kukësit mban kryesimin, por pas nuk ngelet as goli i Bathës dhe Hoxhallarit. Megjithatë nëse fati nuk do ta tradhtonte, goli më i bukur i sezonit në Superiore do të vendosej nga Kote.
I aktivizuar në minutën e 73 të takimit, futbollisti i Partizanit tentoi spektaklin e vërtetë në minutën e 86. Një e majtë potente erdhi nga e majta e Kotes duke tronditur traversën e Kukësit. Trajektorja e topit ishte mbreslënëse për mënyrën sesi po ulej në drejtim të portës, ndërsa gola të tillë jemi mësuar që t’i shohim vetëm nga lojtarët e mëdhenj të Europës. Për fatin e keq topi nuk do të shkonte drejt rrjetës nga Kote, por vetëm pak sekonda më vonë do të ishte Mala që gjeti golin e katërt. /Sport Ekspres/