“Kur Ronaldo humbet është i pandreqshëm”, Dibala shpall fituesin e Serie A: Vit i keq, Interi fiton Skudeton

Paulo Dibala është rikthyer përsëri nën urdhërat e Pirlos pas atij dëmtimi të pësuar. Argjentinasi është 1 gol pranë arritjes së 100 rrjetave të tundura me Juventusin, objektiv të cilin e ndan edhe me Ronaldon, që ka nevojë për 3 të tillë. Në një intervistë të dhënë me Ibai Llanos në “Twich”, Dibala ka folur ndër të tjera për marrëdhënien me CR7 si dhe ka komentuar këtë sezon të bardhezinjve, që në këndvështrimin e tij nuk ka qenë negativ.

Marrëdhënia e Ronaldos me goditjet e lira?

“Ne gjithmonë stërvitemi për t’i gjuajtur ato. Ai i ka ato në të majtë, unë ato në të djathtë. Ronaldo është i fiksuar plotësisht për të fituar, ai gjithmonë dëshiron të fitojë. Edhe në stërvitje dhe në ndeshje të vogla. Ai nuk i pëlqen të humbasë dhe kur ndodh për disa minuta është i pandreqshëm”.

Si ishte sezoni?

“Ne kemi finalen e Kupës së Italisë për të luajtur kundër Atalantas dhe ne kemi fituar një trofe kundër Napolit. Padyshim që po flasim për një vit të keq sepse Interi do të fitojë Skudeton, ndërsa ne zakonisht jemi mësuar të fitojmë. Është një vit ndryshe, por ne kemi ndryshuar shumë, nga trajneri te lojtarët. Shpresojmë të bëjmë më mirë vitin e ardhshëm duke mësuar nga gabimet”, ka thënë Dibala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *