“Recitimi i Reshat Arbanës dhe mora fjalë”, Andi Lila tregon motivimin e De Biazit kundër Serbisë

Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” ku ka si moderator Ermal Pecin. Në këtë intervistë, mbrojtësi shqiptar foli për mënyrën sesi De Biazi i motivoi lojtarët shqiptarë përpara ndeshjes me Serbinë. Andi Lila tha se trajneri italian, u tregoi një video ku Serbia kërkonte genocidin e Kosovës.

“Giani De Biasi na thotë do futemi tek dhoma e videoanalizës sepse do ju tregoj një video. Në video ishin kosovarët që iknin për shkak se sërbët donin të bënin genocide, kishte pamje nga Prekazi ku tregonte të vrarët, dëshmorët, ishte një recitim i Reshat Arbanës dhe kënga “Mora fjalë”. Nga këto motivimi ishte i jashtëzakonshëm dhe kjo këngë më ka ngel në mendje”.- tha Andi Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *