“Ikni nga Shqipëria”, ish nën kampioni i botës: Nuk i duan njerëzit që punojnë këta

Shpesh herë dëgjojmë fjalë që në Shqipëri askush nuk ka të ardhme dhe se të mirët nuk vlerësohen. Këto fjalë bëhen akoma më të fuqishme, kur persona mjaft të rëndësishëm dhe të suksesshëm e thonë këtë gjë. Ish nën-kampioni Botëror në Peshëngritje, Ilirjan Suli, është shprehur me mjaft mllef për mënyrën e trajtimit të sportistëve në Shqipëri. I ftuar në “Real Neës”, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të largohen nga vendi i tyre.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua. A e dini kush jam unë që po ua them këtë? Ilir Suli, mjeshtër i madh i punës nga Presidenti, ish-nën kampion i Botës në shtangë. Mbasi lashë sportin jam papunë. Nuk i duan njerëzit që punojnë këta. Këtu duan vetëm… s’po ua them më mirë. Ikni nga ky vend, vetëm kjo ka ngelur” përfundoi ish nën-kampioni në peshëngritje.

Kujtojmë se Ilirjan Suli përfaqësoi shtetin Shqiptar në Lojërat Olimpike 1996 edhe 2000. Suli arriti që të fitojë një medalje në Kampionatin Evropian në vitin 2000. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *