Xhakomo Vrioni ka hedhur pas shpine atë dëmtim që e la jashtë fushave për plot 5 muaj dhe sot pati mundësinë të shijonte përsëri emocionet e futbollit. Sulmuesi shqiptar u aktivizua gjatë ndeshjes që Juventus U23 zhvilloi kundër Olbias, e cila përfundoi në barazim 1-1.
Për rikthimin e tij ka folur edhe trajneri i bardhezinjve, Lamberto Zauli. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, kreu i pankinës së Juventus U23 tregon se e ka parë me interes Vrionin pas atij dëmtimi të rëndë. Zauli shprehet se mbetet i kënaqur me atë që po tregon lojtari i Kombëtares kuqezi.
“E pashë shumë mirë, vjen nga një dëmtim i rëndë dhe nuk është e lehtë. Por ai po tregon shumë dëshirë në stërvitje dhe sot bëri mirë. Ky pushim mund të jetë një nxitje emocionale për të”, ka thënë ndër të tjera Lamberto Zauli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/