“Më erdhi kalendari”, sarkazma e presidentit të UEFA-s: Ishte qesharake, luante Real-Juve çdo ditë

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, i lumturohet faktit se pjesa më e madhe e ekipeve është tërhequr nga gara e Superligës. Për këtë arsye kreu i Qeverisë së Futbollit ka përdorur edhe sarkazmën duke u shprehur se ka zbuluar kalendarin atje ku të vetmet klubet e mbetura, Juventusi dhe Reali, do të luajnë çdo ditë.

“Kam marrë mbështetje nga të gjitha ekipet në Europë. Po presim që të gjithë të kuptojnë pasojat e vendimeve të tyre. Sot kam marrë edhe kalendarin e Superligës. Dukej shumë qesharake se luante Real Madrid-Juventus në çdo ditë”, tha Ceferin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *