Ruslan Malinovski është i lindur në një qytet të Ukrainës që ka nxjerrë poetë, artistë dhe muzikantë, por kur bëhet fjalë për futbollin, flitet pak. Megjithatë lojtari i Atalantës nuk ia ka aspak idenë mbi emrat e shquara që kanë dalë nga vendi i tij, mes të cilëve edhe pianisti i njohur Svajtoslav Richter. “A doni t’ju them të vërtetën? Nuk e njoh fare”. Mjafton topi në këmbë dhe Malinovski mund të bëj mrekulli. Goditjet nga distanca janë të preferuarat në repertorin e futbollisti 27-vjeçar. Në këtë mënyrë Atalanta arriti që të mundte kampionin e Italisë, Juventusin.
“Është një dhuratë nga Zoti. Në fakt është edhe shumë punë teksa periudha te Genk më ndihmoi shumë. Atje kam pasur një dëmtim të keq dhe nisa një trajnim special që më ka bërë të kem këto goditje nga distanca”, shprehet Malinovski. E në saj të këtyre realizimeve, Berat Gjimshiti e pagëzuar ndryshe shokun e skuadrës që tashmë te Atalanta njihet si “Maliboomsky”. /Sport Ekspres/