Në projektin e Superligës Europiane kemi mbërritur në pikën ku gjithëkush kërkon që të dalë prej andej “pa u bërë pis”. Milani ka ardhur me komunikatën zyrtare që njofton tërheqjen nga ky kompeticion.
Kuqezinjtë shprehet se e menduan këtë Superligë si një garë më të mirë për tifozët e futbollit në gjithë botën dhe që ishte në interesin e tyre. Por menjëherë sapo panë që zërat kundër ishin më tepër sesa ata mbështetës për këtë ideim, vendosën që të tërhiqeshin nga gara.
“Ne e pranuam ftesën për të marrë pjesë në projektin e Super League me synimin e mirëfilltë për të ofruar një garë më të mirë të mundshme evropiane për tifozët e futbollit në të gjithë botën dhe në interesin më të mirë të klubit dhe tifozëve tanë.
Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për progresin, dhe strukturat e futbollit evropian janë zhvilluar dhe ndryshuar gjatë dekadave. Sidoqoftë, zërat dhe shqetësimet e tifozëve në të gjithë botën janë shprehur qartë për Superligën, dhe AC Milan duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zërit të atyre që e duan këtë sport të mrekullueshëm”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/