Derbi i Budapestit i takon Ferencvaroshit. Këta të fundit kanë mposhtur Ujpestin me shifrat 3-0, ndërsa dy prej golave janë shënuar nga Myrto Uzuni. I pari erdhi në minutën e 13 të ndeshjes, ndërsa në minutën e 77 nga pika e bardhë e penalltisë do të mbyllte njëherë e mirë historinë e këtij dueli.
Por nga këmbët e tij nuk vjen vetëm fitorja në derbi, pasi bashkë me të vjen edhe titulli kampion. Ferencvaroshi tashmë është zyrtarisht kampion i Hungarisë. Skuadra nga Budapesti i ka mbyllur llogaritë në kampionat 3 javë përpara përfundimit, duke ngritur kështu trofeun për herë të 32-të në historinë e tyre. Ndërkohë kjo është hera e para herë që Myrto Uzuni feston titullin kampion për herë të parë në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/