E Fundit/ Superliga e Europës “ha” koka presidentësh, Agnelli dhe kreu i Manchester-it japin dorëheqjen

E projetkuar për të mbushur më tepër llogaritë bankare të klubeve, por përfundon me largime nga detyra. Superliga e Europës “ha” koka presidentësh ende pa nisur si kompeticion. Ideja e një lige të tillë është dënuar ashpër nga UEFA, por goditja më e rëndë ka ardhur nga vetë tifozët.

Klubet e mëdha të Kontinentit të Vjetër pasqyruan një imazh të keq në sytë e tifozëve të tyre, gjë që ka sjellë edhe dorëheqjet e para. Andrea Agnelli nuk do të jetë më presidenti i Juventusit, pasi ka paraqitur dorëheqjen nga ky post. Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Ed Woodward, i cili nuk do të jetë më në krye të Manchester United./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *