Presidenti Gaz Demi është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ku ka folur për zhvillimin e kampionatit deri tani në Superiore. Kreu i Partizanit ka thënë se cilësia e arbitrimit në elitën e futbollit tonë është përmirësuar duke e krahasuar me sezonet e shkuara, pavarësisht se ka ende problematika që duhen evituar dhe përmirësuar.
“Kampionati është si rrallëherë në vitet e fundit që luftohet për titull nga disa skuadra. Superiorja po ecën më mirë nga viti në vit. Unë e kam gjithmonë besimin te skuadra. Ne na dalë e drejta që të besojmë te titulli. I bëj thirrje arbitrimit që të jetë me korrekt dhe serioz. Javët e fundit fillojnë edhe gabimet, kush nuk e mban dot ndeshjen si arbitër, atëherë ta thotë.
Nuk më interesojnë fare aleancat, ne si klub nuk kemi lidhje fare. Deri tani kampionati është korrekt. Edhe vendet e fundit po e bëjnë luftën e tyre. Gara është normale dhe ndonjëherë ne flasim më shumë se duhet. Nuk ka pasur të favorizuar ose jo. Arbitrat? Këtu gabimet i bëjnë profesionistët, se të rinjtë janë në rregull. Arbitri i ndeshjes kundër Laçit? E kam dërguar në Prokurori atë Kridens Metën, është ordiner. Të isha më i ri do e kisha personale me atë.
Gjici, ka shumë lojtarë të mirë dhe unë habitem që është në atë pozicion. Si kemi qenë edhe në vjet. E përgëzoj Gjicin që mendon se do shpallet Partizani kampion, jemi në të njëjtin mendim. Atëherë ta mbyllim këtë pjesën e komentit të arbitrave. Këtu e keni edhe Starovën, kemi punuar bashkë. Le të flasi vetë. Unë i kam gjithmonë se nuk e dua fitoren dhe kampionatin me arbitra, dua që të fitojmë dhe t’i rrahim me gjithë arbitra”, ka thënë Demi. /Sport Ekspres/