VIDEO/ Handanoviç bëhet qesharak, e grushton topin në portën e tij dhe i jep avantazhin Napolit

E gjithë vëmendja mbrëmjen e sotme është nga dueli i zjarrtë mes Napolit dhe Interit. Skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë me napoletanët në avantazh 1-0. E për këtë rezultat të kaltrit duhet të falenderojnë portierin kundërshtar.

Samir Handanoviç bëhet qesharak mes dy shtyllave, duke i falur golin rivalëve të tij. Në minutën e 36, Insinje depërton në pjesën anësore të zonës dhe hedh një top drejt qendrës. Gardiani i Interit del për të zotëruar topin, por bën gafën e pafalshme duke e grushtuar në portën e tij. Një gabim i pafalshëm ky për një portier me një eksperiencë të tillë si Handanoviç. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/E_houssais/status/1383864811126104065

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online