E diela duket se i përket lojtarëve shqiptarë teksa në këto pjesë të para kishim paraqitjen fantastike të Ardian Ismajlit me Spezian, ku arriti të shënonte edhe golin e parë në Serinë A kundër Bolonjës. Nga krahu tjetër Berat Gjimshiti ishte heroi i Atalantës në 45 minutat e para ndaj Juventusit pasi hoqi një gol të sigurt nga porta.
Për të vazhduar më tej, këtë herë është “zgjuar” Milot Rashica. Sulmuesi shqiptar i Ëerder Bremen ka realizuar golin e parë kundër Dortmundit në minutën e 14. Pavarësisht se gjithë vëmendja është përqendruar te Haland, Rashica sjell festën në kampin kundërshtar. /Sport Ekspres/
????| MILOT RASHICA GOAL! ?
What a run, and what a finish ?#Bundesliga | #BVBSVW pic.twitter.com/pSxHvfq9xw
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 18, 2021