“I bëmë keq të gjitha”, trajneri i Apolonisë pas gjashtë golave: Lojtarët të tregojnë krenarinë…

Vllaznia ka “shkelur me këmbë” Apoloninë duke fituar në shifrat 6-0. Shkodranët kanë fituar lehtëësisht në transfertë ku kishte vend për të gjithë që të tundnin rrjetën kundërshtare. Da Silva dhe Hoxhaj realizuan dopietë, ndërsa listën e mbyll Dilaver dhe djali i trajnerit Brdaric.

Ky i fundit është emocionuar pas golit duke mos i besuar syve dhe ka festuar së bashku me babain e tij. Pas kësaj fitore Vllaznia i kthehet kreut të Superiores me Partizanin dhe merr motivimin e duhur për të vazhduar përpara në luftën e titullit kampion. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Kamarata (Apolonia): “Bëmë gjithçka keq dhe Vllaznia na dominoi në të gjitha aspektet. Kemi pësuar 4 gola në goditje standarte dhe kjo tregon mungesën e përqëndrimit. Më shumë sesa mbijetesë, duhet të flas për burrërin që duhet të tregojnë lojtarët. Duhet të tregojnë krenarinë dhe lidhjen me fanellën nëse janë të denjë për të. Në stërvitje i shikoj mirë lojtarët, por në ndeshje ndryshon gjithçka.

Brdaric (Vllaznia): “Kam shumë respekt për Apoloninë, por për Vllazninë ishte e rëndësishme ky hap i bërë nga ana jonë. Gjithcka ishte perfekte sot, shkoi mirë dhe jam shumë krenar për ekipin tim. I falënderoj për këtë ndeshje. Ne kemi ndërtuar gjithçka në këtë sezon dhe normalisht që ka pasur luhatje. Nuk kam sesi të mos jem i lumtur për golin e djalit tim. Por ai e meritonte hapësirën sot dhe është stërvitur shumë. E ka treguar këtë me punë. Jam i kënaqur me performancën e tij në ato pak minuta. Nuk e di se çfarë ndodhi që shkoi në sulm, se ai duhet të rrinte në mbrojtje. Shënoi edhe një gol tjetër, po ai anuluan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *