“Ky ishte fati, loja mbaroi”, Refik Halili humb shpresën pas barazimit me Kukësin: Jemi shumë larg

Tirana nuk ka shkaur më larg se një barazim në “Elbasan Arena”. Kale përmbysi rezultatin në minutën e 84-t, por Ibraimi zhduku buzëqeshjen nga fytyrat e bardhebluve me supergolin e shënuar nga goditja e dënimit 1 minutë përpara përfundimit të kohës së rregullt.

Pasi gjyqtari ka sinjalizuar mbylljen e lojës dhe ekipet i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, Refik Halili ka folur për mediat. Presidenti i Tiranës duket se ka humbur shpresën për të mbrojtur titullin kampion, teksa pajtohet me fatin e skuadrës së tij dhe është i mendimit se tani ka përfunduar gjithçka për ta.

“Ky ishte fati, loja mbaroi. Kishim shumë shpresë që të vazhdonim të ecnim përpara drejt titullit kampion. Mendoj se jemi shumë larg për të arritur titullin kampion. Ky ishte kismeti ynë, loja mbaroi dhe nuk kemi çfarë themi. Shpresonim të ecnim përpara. Kjo ishte ndeshja që duhej fituar. Them se skuadra e fitoi, por ishte një gabim i rëndë që pësuam gol dhe përfundoi gjithçka”, ka thënë Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *