Alban Xhaferi i gëzohet më së shumti suksesit të Vllaznisë. I mbërritur te ekipi shkodran në nisjen e këtij sezoni, frytet e punës kanë ardhur më shpejt se çfarë ishte menduar më parë. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Xhaferi është shprehur se skuadrën e Brdaric po e shijojnë të gjithë.
“Sot ka qenë një ditë e mrekullueshme sepse jemi afruar me objektivin që kemi. është diçka e bukur për qytetin sepse klëtë Vllazni po e shijojnë të gjithë. Besoj se ekipi është kthyer dhe do vazhdojmë edhe luftën për kampionat.
Ekipi është më i motivuar më shumë se asnjëherë tjetër. Unë mendoj se Vllaznia e ka kaluar atë krizën dhe jam besimplotë se ndeshje pas ndeshje duhet të marrim maksimumin. Duhet të bëjmë lojra të bukura dhe të arrijmë objektivat. Duhet të tregojmë se asgjë nuk ndodh rastësisht.
Ne në fillim kemi vendosur objektivat, që janë Kupat e Europës, por brenda kemi përfshirë edhe titullin. Në kampionat është plotësisht e mundur që të fitojmë. Humbja e Teutës kundër Skënderbeut tregon se asnjë skuadër nuk duhet nënvlerësuar, sidomos në fazën e katërt. Gara do jetë kush gabon më pak dhe shpresoj mos të gabojmë me këto skuadra,”-u shpreh Xhaferi. /Sport Ekspres/