Manchester City mposhti me rezultatin 1-2 Dortmundin, duke kaluar kështu në gjysmë finale të Uefa Champions League. Qytetarët ishin në disavantazh në pjesën e pare, por arritën menjëherë ta kthej ë sfidën. Në gjysmëfinale, ekipi i Guardiolës do të përballet me PSG.
Interesant është fakti, që vetëm pas katër vitesh, Guardiola arrin të shkojë në gjysmë finale të Uefa Champions League, edhe pse skuadra e sheikëve ka shpenzuar 1 miliardë dollarë në merkato. Tashmë trajneri mund të marë frymë lirisht, duke iu shmangur presioneve. Më gjysmë finale do të kemi dy skuadra që janë në pronësi të sheikëve, si dhe janë dy skuadrat më të pasura në botë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/