Përpara ndeshjes së Dortmundit dhe Manchester City-t, sfida është ndezur nëpërmjet polemikave. Trajneri Guardiola dëshironte që të shprehte rrezikun që i kanosej “qytetarëve”, por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë. “Ata kanë shumë lojtarë të rinj që janë të talentuar dhe i japin shumë para menaxherëve të futbollit që t’ia sjellin në klub”. Kaq ka mjaftuar që drejtori i Dortmundit, Hanz-Hoakim Vatzke të kalonte në kundërpërgjigje për t’u mbrojtur:
“Po në pesë vitet e fundit Man.City ka shpenzuar 1 bilionë euro për lojtarët e rinjë. E kush tjetër e ka bërë këtë? Nuk duhet të kritikojë ekipet e tjera. Ne kemi si qëllim që të jemi mes më të mirëve në Europë dhe të kemi ekip që lufton për tituj në Gjermani”. /Sport Ekspres/