UEFA ka dërguar një letër në Federatën Serbe të Futbollit duke i treguar gjashtë ndeshjet që po dyshohen për trukim. Mes tyre ishte edhe përballja mes Mlados dhe Radnickit që përfundoi në shifrat 4-1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin e elitës së futbollit në Serbi dhe mënyra sesi janë pësuar golat pasi pjesa e parë u mbyll në 0-0 lë shumë vend për të dyshuar mbi fiksimin e rezultatit.
I vetmi gol i shënuar nga Radnicki erdhi pasi portieri i Mlados e bëri “baltë” duke e futur vetë topin në rrjetë, por edhe nga krahu tjetër më mirë nuk ka bërë në aktrim as gardiani i Radnickit. /Sport Ekspres/