Partizani arriti që të mposhte lehtësisht Bylisin në shifrat 3-0 në sfidën e luajtur në “Air Albania”. Por i vetmi peng që i ka mbetur trajnerit Ilir Daja nga kjo përballje ishte minuta e 35. Ekipi i kryeqytetasve zbatoi skemën e teknikut që është zhvilluar disa herë në stërvitje.
Gjithçka u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, por do të anulohej për pozicion jashtë loje. Megjithatë në bazë të moviolës së bërë nga Bujar Pregja në emisionin “Skaner”, bëhej fjalë për gol të rregullt, pavarësisht se rasti ishte shumë i vështirë për t’u interpretuar. Padyshim që nëse ky realizim do të lejohej për të kuqtë, duartrokitjet për trajnerin Daja do të ishin edhe më të mëdha në fundin e takimit. /Sport Ekspres/