Në këto kohë të COVID-19 jemi duke dëgjuar çudirat nga më të mëdhatë në futboll. Në ditën e djeshme do të cilësohej si skandal i ardhur në Kolumbi teksa për herë të parë në histori kishim përballjen mes 11 lojtarëve kundër 7 futbollistëve në krahun tjetër. Ekipi i Aguilas kishte 22 lojtarë të infektuar në ndeshjen kundër Boyaca dhe nuk u gjet gjuha e përbashkët për të shtyrë ndeshjen duke i bërë ballë kundërshtarit me formacionin 3-2-1.
Megjithatë Augilas do të mbahej mirë duke humbur vetëm në shifrat 0-3. Por ajo që ka ndodhur vetëm para pak minutash në Ekuador është histori që do të mbahet mend gjatë. Barcelona SC do të luante kundër Aucas dhe ekipi kundërshtar kishte vetëm 7 lojtarë në fushën e lojës, por për të njëjtën arsye të prekjes nga COVID.
Rezultati ishte në shifrat 2-0 deri në minutën e 17 dhe portieri i Aucas është dëmtuar, duke mos pasur mundësinë që të vazhdonte më tej. Te kjo skuadër nuk mund të flitej për zëvendësues kur në fushë ishin vetëm 7 lojtarë dhe ekipet duhej të ndalnin lojën pasi në bazë të rregullit nuk mund të luhet me 6 futbollistë, për ta mbyllur takimin automatikisht në 3-0. /Sport Ekspres/