Kastriot Imeri ka shënuar ditën e djeshme për skuadrën e Servettes, e cila fitoi në transfertë ndaj Zyrihut. Shqiptari u fut në lojë në minutën e 67-të, por vetëm dy minuta më vonë realizoi një gol spektakolar nga një distancë prej 30 metra, duke e çuar sfidën në 0-2. Më parë kishte shënuar Alex Shalk në minutën e 46-të.
Goli i Kastriot Imerit rezultoi mjaft vendimtar për skuadrën e Servetes, pasi në minutën e 85-të Mario Shonblaher shkurtoi diferencën në 1-2. Kjo fitore e Servetes i mban ata në vendin e dytë në kampionat, që të çon në Europa Ligë. Ndërkohë që diferenca mes Jong Bojsit dhe Servetes është goxha e madhe, prej 22 pikësh. Dy ndeshjet e fundit kanë qenë fantastike për Imerin, i cili ka shënuar 3 gola brenda 4 ditësh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? WHAT A BANGER ??!
Only 2 minutes on the field and Kastriot Imeri scores an absolute stunner from 30 yards out to double the lead for @ServetteFC against @fc_zuerich.@FFK_KS?? need to keep an eye on the 20 year old ?. pic.twitter.com/aAlPvizzkX
— Dardanian Football (@DardanianFooty) April 11, 2021