E hodhi fanellën si të ishte “leckë”, shpjegimi për veprimin e Kristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo cilësohet si një lojtar mjaft arrogant, për shkak se është i fokusuar vetëm tek triumfet personale. Ditën e djeshme portugezi mori mjaft kritika për shkak se hodhi fanellën e Juventusit më tokë pas përfundimi te ndeshjes si të ishte “leckë”.

Tifozët e Juventusit e kanë akuzuar Ronaldon se ka “poshtëruar” fanellën e skuadrës së tyre, vetëm për arsyen se nuk arriti të shënojë.

Megjithatë, kjo është mohuar më vonë, pasi është mësuar se Cristiano Ronaldo e ka hedhur fanellën për t’ia dhuruar fëmijës që kapte topat.

Lojtarët e famshëm, sidomos të nivelit të CR7 janë në qendër të vëmendjes dhe në shumë raste veprimet e tyre gjykohen nga opinioni publik.

Qëllimi i mirë i sulmuesit të Juventusit u shndërrua shumë shpejt në qendër të kritikave për egoizmin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online