Barcelona ka shpërthyer në polemika sa i përket arbitrimit në “El Clasico”. Katalanasit do të humbisnin në shifrat 1-2 ndaj Realit të Madridit, ndërsa pika kulminante arriti në minutën e 84. Mendy do të prishte ekuilibrin e Braithëate në zonë duke e rrëzuar, por arbitri nuk akordoi penalltinë dhe nuk e pa rastin në VAR.
E gjithë Barcelona do të protestonte për këtë moment duke kërkuar 11-metërshin. Polemikat vazhduan edhe për minutat shtesë teksa u akorduan vetëm katër të tilla. Megjithëse ndeshja kishte shumë ndalesa ku disa minuta i mori edhe vetë arbitri për të rregulluar kufjet. E për këtë arsye trajneri i Barcelonës, Koeman, nuk mund ta pranojë kurrsesi vendimin e kryesorit.
“E pabesueshme, penalltia te Braithëate ishte e qartë dhe e pastër. Megjithatë ne duhet që edhe njëherë tjetër të pranojmë vendimet e arbitrave dhe të mbyllim gojën. Të gjithë e panë. Nuk e di se përse VAR ekziston në Spanjë. Dhe pastaj arbitri na jep 4 minuta shtesë kur iu deshën 3 minuta shtesë që të ndërronte kufjet?”, u shpreh Koeman. /Sport Ekspres/