“El Clasico” është dëshmia se futbolli ka ende shumë për t’i dhënë sportdashësve dhe se spektakli nuk ka humbur në krahasim me vitet e mëparshme. Pa tifozë, por i bukuri futboll i kthehet tifozëve.
Sa shumë magji që ka prodhuar përballja mes Realit të Madridit dhe Barcelonës që përfundoi në shifrat 2-1. Golat për Realin u shënuan nga Benzema në minutën e 13-të dhe Toni Kroos në minutën e tij 28-të. Benzema do të hapte spektaklin pas golit me finte, ndërsa Kroos ekzekutoi saktësisht goditjen e dënimit.
Mingueza ngushtoi diferencat në 2-1 në minutën e 60, ndërsa Barcelona kishte mundësi deri në sekondën e fundit për të barazuar rezultatin. Pas kësaj fitore “La Liga” ndizet si kurrë më parë pasi po kryesohet nga Reali i Madridit dhe Atletiko Madridi me 66 pikë, kurse pas tyre renditet Barcelona me 65 pikë. /Sport Ekspres/