Gabriel Barbosa erdhi me bujë të madhe disa vite me parë në radhët e Interit. Por shpejt u kthye në një nga dështimet më të mëdha të klubit. Menaxheri i tij, Vagner Ribeiro, kthehet pas në kohë dhe në një intervistë të dhënë për “UOL Esporte” shpjegon arsyen që çoi në largimin e Gabigolit nga Interi. Sipas tij, ishte xhelozia e Ikardit dhe Zanetit ajo që bëri të përfundonte pa nisur mirë kjo aventurë e brazilianit.
“Si mund të punonte pa luajtur? Ai arriti në Inter dhe ata patën një festë të madhe në një teatër, të gjithë në kravata të zeza. Një festë shumë më e madhe se sa ishte për Kakaë. Kjo shkaktoi xhelozi te Zaneti dhe te Ikardi, atëherë kapiten i ekipit. Dy argjentinas ishin xhelozë atë. Kështu që ai u dërgua në Portugali pa u zgjedhur dhe pastaj ai u kthye në Santos, ku fitoi titullin e golashënuesit më të mirë të kampionatit“, ka thënë Vagner Ribeiro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/