“Po të fitonte do e mburrnit“, menxheri mbron Hysajn nga kritikat dhe flet për të ardhmen: Do luajë në Champions

Paraqitja e djeshme kundër Juventusit eklipsoi paksa sezonin pozitiv të zhvillar nga Elseid Hysaj deri më tani. Kritikat nuk kanë munguar dhe shkak për performancën e dobët në fushë është nxjerrë edhe aktivizimi në krahun e majtë. Megjithatë në një prononcim për “Radio Kiss Kiss“, menaxheri i shkodranit i del në mbrojtje duke u kthyer përgjigje kritikëve. Më tej gjtihashtu flet edhe për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, duke u shprehur se në tryezën e tyre gjenden shumë zgjidhje që po vlerësohen.

Aktivizimi në të majtë kundër Juventusit: “Në futboll ka flamuj në kuptimin që nëse Napoli fitonte dje, Gatuzo kishte bërë një lëvizje të shkëlqyeshme për ta vendosur atë në të majtë. Në vend të kësaj ai humbi dhe kështu ata duhet të thonë se ndoshta ai ka luajtur në të majtë. Hysaj luajti një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Milanit dhe luajti në të majtë, kështu që ju duhet të bëni paqe me trurin tuaj.

E ardhmja: “Unë mendoj se ai do të shkojë në një klub që do të luajë Champions League, por jo domosdoshmërisht. Kemi shumë zgjidhje që po i vlerësojmë, ka ende shumë për të bërë dhe për këtë arsye është e parakohshme (të flasësh)”, ka deklaruar Mario Xhufredi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online