“Ismajlgeci dhe Celhaka ma bëjnë zemrën mal”, Taulant Seferi është shembull: Nuk më ftoi Reja? Nuk ka lidhje Tirana

Pavarësisht se mund të ketë kritika dhe mendime të ndryshme për afrimin e Taulant Seferit te Tirana, nëse i ka përmbushur ose jo pritshmëritë, ky futbollist ka shumë shembull që jep dhe mbart në vete. Ndoshta shifra e golave të shënuara nuk flet për të, por për t’u duartrokitur është fakti se sulmuesi vendos si prioritet lojën në grup dhe të mirën e skuadrës përpara golit personal. Në një lidhje direkte për “Zona Gol”, Seferi nuk ka zgjedhur që të kritikojë Rejën për mungesën e ftesës të ndeshjeve të marsit, siç mund të ndodhi rëndomtë.

“Kemi shanse për titull. Ne te Tirana jemi si një familje. Duhet që të vazhdojmë kështu, në këtë mënyrë dhe do t’i arrijmë objektivat tona. Ndonjëherë edhe kapen me mua që përse nuk ke bërë gol, por unë e kam mendjen te loja e ekipit dhe fitorja. Me rëndësi është që të vazhdoj kështu për të ndihmuar klubin, kjo ka më shumë rëndësi. Kur isha në Zvicër nuk kisha mendim të mirë për Superioren.

Por duke ardhur këtu pashë që kampionati është shumë i fortë dhe këtu punohet vërtet. Po më pëlqen shumë kampionati. Këtu te Tirana ka shumë talente si Ismajlgeci dhe Celhaka që ma bëjnë zemrën mal dhe kanë për të ecur përpara nëse vazhdojnë kështu. Nuk është se ka ndikuar kampionati shqiptar që nuk mora ftesën e Shqipërisë, se Reja e ndjek, por sulmuesit e tjerë ishin më në formë dhe kishin bërë shumë gola. Me rëndësi që Kombëtarja jonë të ketë ndeshje dhe rezultate të mira”, u shpreh Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *