Ernest Muçi u prit me bujë të madhe në radhët e Legias së Varshavës, ku madje edhe do të krahasohej me Lionel Mesin nga vetë trajneri. Ndeshja e parë për të do të vinte shumë shpejt e madje do të luante për 45 minuta në fushën e lojës. Por nëse logjika e do që minutat të vijnë në rritje për ish-sulmuesin e Tiranës, e kundërta është ajo që ka ndodhur.
Një paradoks që mban emrin Ernes Muçi. Ky i fundit është lënë përsëri në stol nga kreu i pankinës së Legias në ndeshjen e sotme. Edhe pse ekipi i tij e mbylli pjesën e parë në një avantazh të thellë 4-1, përsëri nuk është parë i arsyeshëm aktivizimi i futbollistit shqiptar.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe më parë, çka ka nxitur edhe kritikat e mediave. Por trajneri i skuadrës polake do të kalonte gjithçka me faktin se nuk ishte rezultati i duhur për të aktivizuar një sulmues. E megjithatë koha i ka dhënë mundësinë për të qenë bindshëm në epërsi, por sërin 0 minuta janë akorduar për Ernest Muçin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/