VIDEO/ Juventusi ka humbur identitetin, Ronaldo shpëton bardhezinjtë në derbi

Një sezon me tepër luhajte dhe shumë ulje-ngritje. I tillë është ai i Juventusit, që nuk po arrin të gjejë ritmin e duhur. “Zonja e vjetër” ka humbur identitetin e saj, teksa pas eliminimit të befasishëm në Championsl League, as rezultatet në kampionat nuk bindin.

Bardhezinjtë kanë marrë një barazim 2-2 në derbin e sotëm kundër Torinos, duke treguar se janë larg atij ekipi që prej një decade ka dominuar në Serie A. Kieza ka kaluar në avantazh Juventusin në minutën e 13 të takimit, por 14 minuta më vonë Sanabria vendos baraspeshën, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ishte po ai që i jep avantazhin Torinos.

Ndërkohë është pikërisht Kristiano Ronaldo ai që shpëton bardhezinjtë, falë një goli me kokë në minutën e 79. Vetëm një pikë për ekipin e udhëhequr nga Andrea Pirlo, që mban vendin e katërt në tabelën e renditjes me 9 pikë më pak se Interi kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online