deshjet e Kombëtares kanë përfunduar dhe tashmë radhën e ka përsëri Superiorka. Java e 26 ka nisur me dy superduele mes klubeve që vërtiten në “vallen“ për titull. Vllaznia ka pritur Partizanin në Shkodër, por në një sfidë ku të dy ekipet dëshironin kreun, ajo që buzëqesh është… Teuta.
Skuadrat janë ndalur në një barazim 0-0 në “Loro Boriçi“, duke dalë kështu me vetëm një pikë nga fusha. Ndërkohë në Durrës, Teuta arrin të triumfojë ndaj Laçit, teksa në minutën e 77 arrin të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Dejvi Bregut. Durrsakët, bashkë me 3 pikët, marrin kështu për herë të parë kreun e Kategorisë Superiore, duke udhëhequr me pikë të barabarta me Vllazninë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vllaznia-Partizani 0-0
Vllaznia: Zogoviç, Adili, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Isaevski, Hoxhaj, Imeri, Shehi, Dilaver
Trajner: Tomas Bërdariç
Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Hakaj, Bitri, Bardhi, Mala, Murataj, Melo, Çinari, Asani
Trajner: Ilir Daja
Teuta-Laçi 0-0
Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Krasniqi, E. Vila, Daja, Todorovski, L. Vila, Bregu.
Trajner: Edi Martini.
Laçi: Sherri, Obanor, Shehu, Lushkja, Malota, Mazrekaj, Harmon, Deliu, Marku, Musta, Ignjatoviç.
Trajner: Shpëtim Duro.