Nga Vllaznia-Partizani te Teuta-Laçi, ndeshjet e Superiores janë spektakël i garantuar për titull

Superliga rikthehet ditën e sotme me dy sfida mjaft interesante, Teuta-Laçi dhe Vllaznia-Partizani. Të dyja këto ndeshje do të luhen në orën 16:00. Atë çka e bën interesante ditën e sotme është se të katra skuadrat janë pretendet kryesore për të fituar kampionatin.

Teuta-Laçi

Teuta nuk humbet në shtëpi në Superligë që prej 29 korrikut të 2020, ku do të mundej pikërisht nga Laçi me rezultatin 2-3. Nga ana tjetër Laçi ka fituar 5 ndeshje nga 6 të tilla jashtË fushe. Diferenca midis të dyja skuadrave është 7 pikë dhe nëse Laçi arrin të fitojë do të eliminonte një kundërshtar direkt. Një fitore e Teutës do të ngushtonte diferencën në vetëm 4 pikë.

Vllaznia-Partizani

Diferenca midis të dy skuadrave është vetëm 2 pikë. Pas një serie tmerrësisht negative, ku regjistroi 5 ndeshje pa fitore Vllaznia u rikthye herën e kaluar tek tri pikëshi. Shkodranët mposhtën Kastriotin me rezultatin minimal 0-1 dhe rimorën kreun e klasifikimit. Edhe Partizani po ashtu është një skuadër e paqëndrueshme. Pas fitores në derbi me Tiranën, të kuqtë u ndalën përsëri në barazim me Teutën. Një fitore e shkodranëve do të krijonte një hendek prej 5 pikësh, ndërsa nga ana tjetër Partizani mund të marë kreun e klasifikimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *