“Nuk e besoj akoma që bëra dy gola”, Emanuel Ndoji flet pas realizimeve nga distanca

Dy gola nga distanca dhe dy realizime që ishin identike! Emanuele Ndoj po vazhdon që të tregojë formë të nivelit të lartë me Breshian, pavarësisht dëmtimit që e la jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

Mesfushori shqiptar u kthye pas 21 ndeshjeve duke shënuar në ato pak minuta aktivizimi ndaj Frosinones. Për shkak të dëmtimit të gjatë do të mungonte edhe ftesa e Rejës për të në Kombëtare. Por Ndoj do ta sigurojë thirrjen për përballjet e tjera nëse vazhdon në këtë formë.

Dy golat në fitoren 4-1 ndaj Pordenones janë një tregues i qartë i aftësive të këtij lojtari, megjithëse nuk e besonte ende emocionin e bukur. “Fantastike, akoma nuk e besoj se shënova dy gola. Por e përsëris, e gjitha kjo është falë skuadrës. E gjithë arritja është falë këtij grupi dhe ne jemi si një familje. Të gjithë më kanë dhënë forcën për t’u përmirësuar dhe për të ecur përpara”, u shpreh Ndoj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online