“Po ca talenti, u plakëm tani”! Lorenc Trashi nuk e pranon etiketimin e Rei Manaj: Talent është Myrto Uzuni

Rei Manaj arriti që të shënonte në fitoren e Shqipërsë kundër San Marinos, teksa kuqezinjtë triumfuan në shifrat 0-2. Padyshim që realizimi i Manajt e zhbllokoi së tepërmi Kombëtaren edhe në aspektin psikologjik, teksa ishim të dënuar për të fituar, megjithëse minutat po kalonin dhe ende nuk po tundej rrjeta.

Sulmuesi i Barcelonës B ka shpërndarë në “Instagram” festimin pas golit të shënuar ndaj San Marinos, ndërsa nuk ngurron që ta cilësojë “talent” Lorenc Trashin. Por futbollisti 28-vjeçar është i ndërgjegjshëm se kjo fjalë nuk i rri përshtat duke ia veshur etiketimin Myrto Uzunit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *