Ylli i padiskutueshëm i Kombëtares Shqiptare/ Berat Gjimshiti shkon në finalen e Atalantës, për lojtarin e muajit

Berat Gjimshiti! Nëse kërkojmë të fantazojmë për yjet që mund të mbushin qiellin shqiptar duke parë potencialin dhe prespektivën e tyre, ndoshta mund të ndalemi në disa emra. Por nëse shohim qiellin tonë në këtë moment, ylli i parë që bie në sy është Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Atalantës është në formë të jashtëzakonshme dhe mban të njëjtin ritëm si në klub dhe te Kombëtarja. Në Seria A ka arritur që të fus në xhep sulmues të kalibrit Romelu Lukaku dhe Kristiano Ronaldo.

Ndërkohë me Kombëtaren ishte po në të njëjtën lartësi, ku pavarësisht gabimit të bërë në golin e dytë me Anglinë, pa të në fushë, rezultati do të ishte shumë më i thellë. Së fundmi Atalanta ka bërë një sondazh për lojtarin e muajit ku dy emrat e mbërritur në finale janë Berat Gjimshiti dhe Malinovski. Kaq për të kuptuar se në skuadrën që bënë lojën më të bukur në Seria A, protagonisti mban flamurin kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online