Në zyrën e Ligës Unike është hedhur gjatë ditës së sotme edhe shorti për çerekfinalet e këtij turneu. Ndeshjet do të jenë me sistem eliminimi dhe përballjet e para do të zhvillohen në Rahovec gjatë datave 6 dhe 7 prill. Ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja e madhe do të luhen në 13 dhe 14 prill në Durrës. Shorti ka rezervuar përballje vërtet interesante ndërsa simbolika e këtij turneu që shkrin Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet sportit është i jashtëzakonshëm. /Sport Ekspres/