“Reja ka frikë nga dështimi”, analiza e Nevil Dedes: Nëse i merrnim pikë Anglisë, diskutonim kualifikimin

Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë në 3 ndeshjet e muajit mars, duke humbur vetëm në përballjen kundër Anglisë. Ndërkohë trajneri Nevil Dede i ftuar në “MCN TV” dhe saktësisht në emisionin “Skaner” është shprehur se Reja ka frikë nga dështimi e për këtë arsye luan gjithmonë me skemën mbrojtëse.

“Për renditje jemi në rregull. Në letër kishim 6 pikë të sigurta, por në qoftë se merrnim një pikë me Anglinë mund të diskutonim për kualifikim. Reja ka në dispozicion 50 lojtarë, ndërsa në dijeni time ka përdorur 44. Reja nuk duhet të ketë frikë nga dështimi, ne atëherë mund të shohim kombëtaren që duam. Në këtë kontekst mund të shohim se kemi bërë progres. Të kemi frikë nga dështimi për mua është problem”, u shpreh Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *