E turpshme/ “Dikur edhe e tyre, tani vetëm e jona”! Qeveria i heq pasaportat diplomatike “heronjve” të Kombëtares

E mbani mend kur Shqipëria shkoi në Europianin e Francës? Nga i pari i Qeverisë deri te i fundit nxituan që të prisnin dhe përcillnin Kombëtaren drejt aeroportit. “Heronjë”, “shpëtimtarët” dhe “ambasadorët” më të mirë për të dërguar sa më lartë imazhin e Shqipërisë në Europë.

Atë që politika nuk e kishte bërë dot për vite me radhë, sporti e arriti brenda pak muajsh. Për një moment Kombëtarja nuk ishte vetëm e tifozëve, por edhe e politikanëve që kërkonin të fitonin sa më shumë kreditë nga sukseset e arritura duke ditur ndjeshmërinë e madhe që kishte te njerëzit.

Mjaftuan disa rezultate negative pas Europianit dhe Shqipëria u kthye sërish vetëm e tifozëve. Asnjë postim i vetëm nuk figuronte nga Kryeministri i Shqipërisë apo politikanët e tjerë për t’i dhënë zemër lojtarëve. Për më tepër Edi Rama i përdorte gjithmonë si shembull “të keq” për të treguar sesi nuk duhet ta pësosh në minutat e fundit dhe sesi puna nuk duhet prishur atëherë kur gjithçka duket e mbyllur.

Por më shumë sesa fjalët, ajo që godet është veprimi. Një letër e mbërritur tek FSHF tregon se pasaportat diplomatike u janë hequr lojtarëve të Shqipërisë që ju dhanë pas suksesit në Europian. Kjo është padyshim një goditje e turpshme dhe një tjetër tregues se gjërat në vendin tonë bëhen gjithmonë “sa për sy e faqe”. “Të duam, por vetëm kur je mirë”. Të paktën, tani Kombëtarja Shqiptare u përket vetëm atyre që e dashurojnë me zemër e shpirt këtë fanellë, përtej arritjeve dhe dështimeve… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online