“Gjermania pësoi 6 gola, ata nuk të jepnin topin”! Trajneri i Kosovës: Nuk je në planetin e duhur nëse…

Tifozët shqiptarë ishin duke shpresuar se Kosova do të mund të merte një rezultat pozitiv ndaj Spanjës, por trajneri Challandes nuk ishte i këtij mendimi. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të Spanjë -Kosovë, zvicerani u shpreh se personat që mendonin se kishin shance për fitore duhet të kenë ngatërruar planet.

“Nuk mund të them diçka të keqe për skuadrën. Spanja nuk e jep topin për kundërshtarin, e mbajnë shumë mirë.Ata bëjnë futboll perfekt.Gjermani mori gjashtë gola, ne jemi Kosova, ne kemi luftuar ndaj një skuadre shumë të fortë.Nuk je në planetin e duhur nëse mendoni se duhet ta mposhtim Spanjën.Kurrë nuk kemi luajtur ndaj një kundërshtari si ky”.- u shpreh Challandes.

Spanja ishte dukshëm skuadra më e mirë në këtë sfidë, teksa dardanët e kishin mjaft të vështirë për të dalë në lojën e tyre. Teksa ka zhvilluar dy ndeshje, Kosova nuk ka grumbulluar asnjë pikë dhe ndodhet në vendin e fundit, me 6 gola të pësuar dhe 1 vetëm të shënuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online