Behgjet Pacolli, biznesmeni i njohur shqiptar dhe deputeti i kuvendit të Kosovës, është dashamirës i madh i futbollit. Përpara ndeshjes që dardanët do të luajnë kundër Spanjës, Pacolli ka menduar që t’i motivojë më tepër futbollistët e Kosovës duke u premtuar shpërblim në mënyrën e tij. Gjithashtu një konotacion shumë të bukur merr fjala e biznesmenit teksa shprehet se Spanja do e njohë Kosovën sonte si shtet.
“Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë përsonalisht besoj në përfaqësuesën tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njeh” kush dhe cila është Kosova”, shkruan Pacolli. /Sport Ekspres/