“Luajmë kundër Serbisë në Prishtinë, e garantoj unë”! Agim Ademi flet për mediat në Itali

Kosova do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Spanjës dhe dardanët kanë tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura në Europë për shkak të situatës së tensionuar. Organizatorët e ndeshjes së sotme nuk e njohin ende si shtet, por futbolli nuk duhet të ngatërrohet me politikën.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka zhvilluar një intervistë edhe për median e njohur në Itali, “TuttoSport”. Mes pyetjeve të zhvilluara për numrin një të futbollit në Kosovë, veçohet: “E sa kohë do të duhet që të presim për ta parë Serbinë në Prishtinë dhe Kosovën në Beograd?”. Ademi është përgjigjur duke thënë se për të dytën nuk dihet ende afati, por garanton tërësisht organizimin në Prishtinë.

“Unë mund të garantoj që organizimi i një ndeshje të tillë hipotetike në Prishtinë do të ishte në përputhje me standardet më të larta. Nuk di çfarë të them për ndeshjen eventuale në Beograd, sepse aspekti politik është gjithmonë i pranishëm në Ballkan, siç e kemi e parë gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Ademi sipas raportimit të “Gazeta Olle”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online