Stili i lojës së trajnerëve italian për vëmendjen e madhe në fazën mbrojtëse po vazhdon që të sjellë shumë diskutime. Sidomos kur bëhet fjalë për Kombëtaret që nuk janë të niveleve më të larta pasi futbollistët konsumojnë shumë energji, duke e bërë të pamundur që të jenë në gjendje për të sulmuar.
Këtë herë nuk do të diskutojmë për Rejën, por për De Biasin. Situata në Azerbajxhan është edhe më e ndërlikuar pasi sulmet po shkojnë te ish-trajneri i Shqipërisë nga të gjitha krahët. Ish-futbollistë të ndryshëm të Azerbajxhanit e kanë kritikuar rëndë De Biazin se di vetëm të mbrohet.
Ndërkohë edhe në media nuk ka qëndrim më të butë. “Sportinfo.az” ka shkruar një artikull që e trondit së tepërmi trajnerin. Për bazë merret ndeshja e humbur me Portugalinë në shifrat 1-0 atje ku nëse do të qëndrohej deri në mëngjes, sërish Azerbajxhani nuk kishte asnjë shans për të shënuar. Së fundmi kjo Kombëtare humbi në shifrat 1-2 ndaj Katarit, ndërsa përpara këtyre dy përballjeve kishte marrë katër barazime radhazi në stilin italian: “0-0”.
“Ku ishim, atje jemi. As po e shohim Kombëtaren nga njëra anë e as në tjetrën. Nuk ka fare turp. E nisëm grupin kualifikues ndaj Portugalisë dhe humbëm. Rezultat është 1-0 apo 10-0, nuk ka rëndësi, humbja është humbje.
Nuk bëmë asgjë në atë ndeshje. Nëse do të qëndronim në fushë deri në mëngjes, nuk do të arrinim që të shënonim përsëri. Federata duhej të tregohej e ashpër me trajnerin dhe lojtarët, por zotërinjtë i dhanë para si shpërblim. De Bazi është “gozhdë”, na e sollën italianin. Me ardhjen e këtij “plaku” jemi zhytur më keq. Ka 9 muaj këtu dhe është e pamundur që të njohësh, të kuptohësh dhe të shohësh se çfarë dëshiron ai. Në fakt, as vetë nuk e di.
Kur Carlos Alberto Torres mori drejtimin e ekipit kombëtar të Azerbajxhanit, ishte 2004. Sapo ai erdhi në Azerbajxhan nga Brazili i largët, ai u nis për në Izrael. U kthye nga udhëtimi me humbje 0-6 me lojtarët që nuk i njihte dhe i shihte për herë të parë. Sado keq për Torres, u kthye te stafi dhe pyeti ndihmësit e tij: “Kush jemi ne?”.
Legjenda braziliane, që përtypi buzët e tij me zemërim, pati një goditje në zemër në aeroplan gjatë kthimit për në Baku. Nuk e kujtojmë rastësisht. Torres po përgatitej të largohej ashtu siç kishte ardhur. Udhëheqja aktuale e Federatë disi foli me të dhe i kërkoi të ndalet në punën që sapo kishte filluar. Të paktën Torres kishte gjithë krenarinë dhe personalitetin. Nuk u pajtua kurrë me humbjen, luajti futboll sulmues, mësoi ekipin e tij që të mos kishte frikë nga kundërshtari dhe kur humbej, çmendej. Kurse De Biazi rri në pankinë me qafën e përkulur, një “plak i varfër” tipik që pasqyron të njëjtën foto”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/