“Pyetje që bëhen vetëm në Shqipëri”! Starova: Anglia i merr 3 pikë të gjithëve, kur të vijnë me 8 sulmues do mbrohesh me 9

Sulejman Starova ka komentuar edhe ndeshjen e Kombëtares Shqiptare kundër Anglisë që ka përfunduar në shifrat 0-2. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova është shprehur se kundërshtari që erdhi në “Air Albania” është i nivelit më të lartë dhe se do t’ia marrë tre pikët të gjithë rivalëve të tjerë në grup.

“Nuk është punë e skemës dhe e trajnerit Reja. Përball ishte Anglia që ka brez të jashtëzakonshëm të futbollistëve, brezin e artë. Ishin shumë të përgatitur në aspektin fizik, të fshihnin topin dhe nuk të linin në asnjë moment që ta prekje topin. Ne kemi mbrojtur shumë mirë dhe kishim rastin me Uzunin. Në këto nivele, njëherë e gjen Anglinë që nuk është e balancuar. Nuk e shfrytëzuam dot. Deri në momentin që Anglia shënoi, nuk kishte goditur asnjëherë portën e Shqipërisë.

Këtë duhet ta theksojmë, po mbronim mirë. Nuk them se luajtëm mirë, por nuk futem as nga pjesa që kritikojnë Shqipërinë. Mendoj se Anglia do t’ia marrë tre pikët edhe ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Ne i kemi shanset për të fituar në shtëpi me këto Kombëtare dhe pse jo që të marrim pikët jashtë. Ne nuk duhet të biem në nivelin e të tjerëve në opinionëve. Shikoni Barcelonën e kohës së artë, kur të imponon lojën. Edhe Anglia të vinte me 8 futbollistë në sulm, normalisht që ti do të mbrohesh me një më shumë, me 9 lojtarë mbrapa. Është super skuadër dhe ti do të rrish mbrapa se nuk të lë të kapësh topin.

Kjo është diferenca se nuk të lë unë që ta mbash ti. Reja që iu kthye studios së Supersport? Varet sesi kanë qenë pyetja. Se në të ardhmen e afërt iu nis pyetja Rejës: “Unë mendoj se ti e ke përgatitur keq ndeshjen”. Këto pyetje vetëm në Shqipëri bëhen. Njerëz pa licencë dhe pa kapacitet që flet për skemat. Këta gazetarë që e nisin pyetjen në këtë mënyrë, atëherë këtë lloj përgjigjesh do të kenë nga mua. Armando Broja është fantastik dhe jemi me fat që e kemi, kemi Gjimshitin që është krenaria jonë te Atalanta. Fat i keq që është mbrojtës, se të ishte sulmues do të ishte ndryshe. Hysaj është i mirë dhe Uzuni që na kënaqi në Champions League”, ka thënë Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *