“Nuk janë jashtëtokësor, ne e mbajmë nivelin e Polonisë”! Alban Bushi për Shqipërinë e Rejës: Ta merrnin topin nga këmba…

Alban Bushi ka folur për ndeshjen e Shqipërisë dhe Anglisë që përfundoi në shifrat 0-2. Trajneri i Shqipërisë U-21 është shprehur se në këtë futboll modern kanë ndryshuar shumë gjëra nga kohët e mëparshme, ku këtë herë vihen re ndryshimet në aspektin fizik. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Bushi u shpreh:

“Reja ndoqi të njëjtën strategji të gjithë lojën. Priti në mbrojtje dhe provoi kundërsulmet. Kemi mbrojtur ndaj një ekipi të nivelit shumë të lartë. Në ndeshje kundër Anglisë nuk ke shumë raste, ato pak që janë duhet t’i shfrytëzosh. Kur luhet në këto nivele edhe sulmuesit duhet të mbrojnë. Nëse nuk do e bënim, atëherë pësonim shumë gola.

Por nuk është se do të luajmë me Anglinë në cdo ndeshje, 2 të tilla luhen, prandaj duhet sakrifikimi. Rejën e ka ndjekur ekipi dhe luajti me strategjinë e tij. Është nivel shumë i lartë Anglia, nuk mund të them jashtëtokësor, por janë të papërballueshëm. Nuk është si në kohën atëherë që mund të shënoje ndonjë gol me Gjermaninë apo me këto ekipe.

Tani ndikon ana fizike shumë dhe Anglia këto ishte shumë më lartë. Sa preknim topin me këmbë, ata na e merrnin nga këmba. Shiko edhe të mbrohesh kërkon mënyrën e saj, ne e bënim mirë. Nuk është si në kohën atëherë që mbroheshim pa takt dhe rrinim vetëm mbrapa. Jemi për nivelin e Polonisë, do e përballojmë atë”, u shpreh Alban Bushi. /Sport Ekspres/

One thought on ““Nuk janë jashtëtokësor, ne e mbajmë nivelin e Polonisë”! Alban Bushi për Shqipërinë e Rejës: Ta merrnin topin nga këmba…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online