“E ka marrë shumë seriozisht Shqipërinë”, Cenolli e Shaqiri komentojnë kuqezinjtë: Zhgënjehen po të shohin ndeshjen me Andorran

Shqipëria luanë ditën e nesërme një nga përballjet e saj më të rëndësishme në rrugëtimin e kualifikueseve për Katar 2022. Kuqezinjtë presin Anglinë në “Air Albania” dhe pas suksesit në Andorra shpresojnë të dalin me pikë edhe nga dueli kundër “3 luanëve”. Menaxheri i njohur Mario Cenolli dhe ish-futbollisti Artim Shaqiri kanë komëntuar në emsionin “Sport Magazine” në “Ora News”, të moderuar nga Altin Sulçe, duelin e radhës së Shqipërisë. Cenolli është shprehur se trajneri Southgate e ka marrë shumë seriozisht Shqipërinë dhe është i vetëdijshëm që nuk e pret një kundërshtar si San Marino.

“Southgate ndeshjen kundër Shqipërisë e ka marrë me shumë seriozitet. Me çfarë kam dëgjuar në koferencat për shtyp, ai e vlerësoi shumë Kombëtaren tonë si një Kombëtare në rritje me lojtarë shumë cilësorë dhe tha që “nëse mendoni se do jetë një ndeshje si San Marino gaboheni, sepse unë e kam ndjekur Shqipërinë dhe besoj se ka një ekip që mund të na godasë në momentet e duhura”. Nesër vishem kuqezi, si gjithmonë. Shpresoj që Kombëtarja jonë t’ja dali, shpresoj që të realizojë një lojë të bukur, sepse e kemi treguar edhe më para që kundra ekipeve të mëdha luajmë mirë. Shpresoj që të mos shikojmë të njëjtën ndeshje si kundër Andorrës”, ka thënë Mario Cenolli.

Ndërkohë, Artin Shaqiri është i bundur se kuqezinjtë mund të marrin një rezultat pozitiv përballë Anglisë. “Shqipëria ka një Kombëtare shumë të fortë që mund ti bëjë ballë çdo ekipi, sikundër edhe Anglia. Ata në këtë ndeshje do të futen me shumë respekt ndaj Shqipërisë. Do zhgënjehen nëse do të shohin ndeshjen me Andorrë. Edhe vetë i kam luajtur disa ndeshje me Andorran dhe e di çfarë futbolli luajnë. Nuk kërkojnë të sulmojnë, por kërkojnë vetëm të mbrohen. Por këtë ndeshje jam i bindur që Shqipëria bën maksimumin për të marrë pikët maksimale.”, është shprehur Artim Shaqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *