“Këtë vit do të lëvizi nga Roma”, menaxheri shqiptar zbulon kampionatin e ardhshëm të Marash Kumbullës

Lojtarët shqiptarë gjithnjë e më tepër po arrijnë t’i bëjnë vend vetes në arenën europiane. Shumë talente kuqezinj tashmë luajnë në kampionate të rëndësishme në Kontinentin e Vjetër dhe janë vënë në vëmendjen e skuadrave të mëdha, duke rritur shanset për transferime të mundshme në merkaton e verës.

I ftuar në emisionin “Sport Magazine” në “Ora News“ të moderuar nga Altin Sulçe, menaxheri i njohur Mario Cenolli, është shprehur se në fund të këtij sezoni Marash Kumbulla pritet të lërë Romën për elitën e futbollit spanjoll. Megjithatë asnjë emër konkret klubi nuk është zbuluar prej tij.

“Besoj që këtë vit Marash Kumbulla do lëvizi nga Roma. Shkon në kampionatin spanjoll”, ka zbuluar Mario Cenolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online