Shpresat e Bushit tregojnë e nisin me fitore, “thesaret” e Tiranës mposhtin bardheblutë

Ashtu si Kombëtarja A, edhe ajo U21 e ka nisur me fitore rikthimin e tyre në fushë, megjithëse në këtë rast kishin të bënin me një miqësore. Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi kanë mundur Tiranën me rezultatin e pastër 3-0. Talenti shqiptar i Dinamos së Zagrebit, Karrica, ka arritur të realizojë një dopietë në këtë ndeshje, ndërsa goli tjetër është shënuar nga Korça.

Ndërkohë vlen të theksohet se këtë herë 2 lojtarë kanë ndërruar ngjyrat, nga ato bardheblu në kuqezi. “Thesaret“ e Tiranës, Marsel Ismajlgeci dhe Çelhaka ishin të rreshtuar përballë skuadrës kryeqytetase, me fanellën e ekipit kombëtar. Bashkë me ta ishte edhe një nga talentet më të mëdha të Superiores, Ernest Muçi, që la Tiranën për t’ju bashkuar Legias së Varshavës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online