Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve vazhdon stërvitjet në grumbullimit 10 ditor që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra është duke punuar intensivisht me dy seanca stërvitore në ditë dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar janë nën vëzhgimin e stafit teknik për të përgatitur në mënyrën më të mirë skuadrën përpara eliminatoreve të Euro 2023.
Jurgen Celhaka është një nga elementët që ishte edhe në edicionin e kaluar pjesë e grupit, duke pasur eksperiencë dhe siguri te skuadra kuqezi ai u shpreh se me ?do kundërshtar Shqipëria do të kërkojë tre pikët. “Ndihem shumë mirë që jam këtu. Kur të vjen ftesa nga Kombëtarja është një privilegj shumë i madh të përfaqësosh ngjyrat kuqezi, akoma më shumë kënaqësi është kur vjen në një moment shumë të mirë për mua. Kam marrë minuta pasi kalova një dëmtim të vështirë, vij pas një fitoreje të rëndësishme me skuadrën time ku shënova një gol. Do të jap maksimumin për Kombëtaren. Skuadra jonë gjithmonë është shquar për frymën e grupit, sakrificën që bëjmë në fushë dhe shpirtin e ekipit. Kjo është gjëja që na favorizon më shumë. Djemtë kanë qënë shumë të afërt dhe miq me njëri-tjetrin, duke mos e parë fare se me ?’farë ekipi luajmë.
Ku mund të arrijë kjo skuadër? Do ti marrim ndeshjet një nga një, të mos kemi frikë asnjë skuadër. Mendoj se jemi të aftë për tu përballur denjësisht me të gjithë kundërshtarët që kemi në grupin tonë. Anglia është më lart, ndërsa me të gjithë skuadrat e tjera do të zbresim në fushën e lojës për tre pikët”, theksoi në fjalën e tij ?elhaka.